Jakup Krasniqi u kërkon falje qytetarëve që pranoi që Milaim Zeka të kandidohej për deputet

Aktuale

Jakup Krasniqi u kërkon falje qytetarëve që pranoi që Milaim Zeka të kandidohej për deputet

Nga: N. H Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 22:37
Jakup Krasniqi dhe Milaim Zeka

Në një reagim në profilin e tij në Facebook, ish kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe anëtari i Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka qenë mjaft befasues.

Krasniqi iu ka kërkuar falje qytetarëve të vendit që ka pranuar kandidimin për deputet të deputetit të partisë së tij, Milaim Zekës, përcjell "Bota sot".

Një tjetër arsye e mundshme për përplasjen Krasniqi-Zeka mund të jetë edhe fjalori joadekuat në kuvend i këtij të fundit.

Ja postimi i tij:

SQARIM: PËR LUFTËN E LAVDISHME TË UCK-SË

Krejt çka kam pasur të them për luftën e kam thënë në mija faqe të botuara, e kam thënë edhe në Dëshminë në Hagë në rastin Limaj dhe Haradinaj. Opinioni që donë e dinë, i dinë qëndrimet e mija. Gjithçka ishte publike.

Për luftën, për as një ngjarje të saj nuk e kam autorizuar as një njeri të vetëm që ta flas në emrin tim. Pra nuk e kam autorizuar as gazetarin Milaim Zeka.

E them me bindje, për asgjë që kam bërë në jetën time politike nuk pendohem. Nuk pendohen se çdo veprim timin politik e kam bërë për kombin e vendin tim. As një veprim, në asnjë kohë nuk e kam bërë kundër ndonjë individi.

Kurrë nuk kam qenë, në as do të jam në shërbim të asnjë njeriu, cilido që të ketë qenë fuqia e tij politike, e sidomos jo pas vitit 1991 e këndej, krejt deri me sot.

Nëse gjatë këtyre viteve pendohem për ndonjë veprim timin është: Pranimi i Milaim Zekës që të garoi në Listën e Nismës për deputet i Kuvendit të Kosovës.

Për ketë gabim timin, qytetarëve të Kosovës, burrave e grave U KËRKOJ FALJE! U kërkoj falje për gjuhën që ai përdor në Kuvendin e Kosovës dhe e cila gjuhë e degraduar hynë në çdo familje shqiptare.

Sinqerisht, qytetarëve të Kosovës, familjeve shqiptare u kërkoj falje prej më të sinqertave!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat