Presidenti Thaçi: Vizita e Kurz në Kosovë dhe Serbi, impuls i ri për arritjen e marrëveshjes përfundimtare

Aktuale

Presidenti Thaçi: Vizita e Kurz në Kosovë dhe Serbi, impuls i ri për arritjen e marrëveshjes përfundimtare

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 10:59
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,dhe kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz,

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se me Kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz, në takimin në Prishtinë kanë folur për zhvillimet në vend por edhe perspektivën e Kosovës dhe të rajonit të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE-së.

“Kosova si shteti më proevropian në rajon, e kemi bërë të qartë vizionin edhe për BE dhe NATO. Puna jonë mbetet konsistence për arritjen e këtyre qëllimeve. Ne duhet që me përkushtim t’i përmbyllim reformat e brendshme. Në kontekst të integrimeve, marrëveshjet fqinjësore janë kushti kryesor. Kosova ka ndërtuar raporte me të gjitha shtetet fqinje dhe këtë po mundohemi të bëjmë edhe me Serbinë”, ka thënë Thaçi, 

“Kosova mbetet e përkushtuar për dialogun me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshjes gjithëpërfshirëse që nënkupton njohje reciproke, anëtarësim në BE dhe anëtarësim të Kosovës në OKB. Marrëveshja do të sjellë paqe për popujt tanë dhe për tërë Ballkanin Perëndimor”.

“Dëshiroj t’ju falënderoj për mbështetjen tuaj personale dhe Austrisë për anëtarësim të Kosovës në Interpol dhe tjerat organizata dhe përkushtimin tuaj që qytetarët e Kosovës të mund të lëvizin pa viza. Shpresoj dhe besoj që vizita juaj në Kosovë dhe Serbi të jetë një impuls i ri për arritjen e marrëveshjes paqësore”, është shprehur Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat