LDK merr pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane në Helsinki

Aktuale

LDK merr pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane në Helsinki

Nga: N.A Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 11:02
LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës nëpërmejt një komunikate për media ka njoftuar se sot, udhëtoi për në Helsinki delegacioni i LDK-së i cili merr pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane. Delegacionit i prin z. Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së.

Kongresi i EPP-së mbahet me 7 dhe 8 nëntor në Helsinki dhe në fokus ka përgatitjet për zgjedhjet evropiane të vitit 2019. Njëkohësisht, do të diskutohen poashtu edhe çështjet me interes madhor për qytetarët evropian si sfidat e migrimit ilegal, çështjet e sigurisë, konkurrenca globale dhe ndryshimet klimatike.

LDK – Zyra për Informim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat