Kurz jep lajme të këqija për vizat, ka shumë vende skeptike në BE

Aktuale

Kurz jep lajme të këqija për vizat, ka shumë vende skeptike në BE

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 11:08
Foto ilustrim

Përveç dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kancelari austriak Sebastian Kurz si kryesues i BE-së, ka folur edhe procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

I pyetur nga gazetarët se nëse një gjë e tillë pritet që të ndodh brenda këtij viti, Kurz nuk ka dhënë ndonjë afat kohor, duke shtuar se sa i përket këtij procesi ka një skepticizëm të vendeve që janë anëtarë në Këshillin e Evropës.

“Për vizat ka pasur një vendim pozitiv. Nevojitet edhe vendimi nga Këshilli i Evropës. Aty ka vende shumë skeptike, prandaj këtu jam shumë i kujdesshëm për këto pritje. Pritjet e BE-së janë në fushën e ligjit, po prioriteti kryesor është edhe dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Kurz në konferencë për media.

Kurz ka thënë se për liberalizimin e vizave çështje shumë me rëndësi është edhe përmbyllja e dialogut me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat