Kriza e LDK-së në Istog, Haki Rugova bën rotacione

Aktuale

Kriza e LDK-së në Istog, Haki Rugova bën rotacione

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 12:20
Haki Rugova

Haki Rugova asesi të rehatohet me qeverisjen lokale në Istog. Pas shfaqjes publike të pakënaqësive nga zyrtarë të lartë të kësaj partie në Istog, i pari i komunës ka vendosur të bëjë disa ndryshime.

Ish deputeti i Parlamentit të Kosovës në qeverisjen e kaluar nga LDK, Agim Ademaj është emëruar nënkryetar i komunës, duke e zëvëndësuar Lulzim Blakajn.

Por, Rugova nuk e ka lënë Blakajn pa punë pasi që i njëjti është emëruar drejtor për Zhillim Ekonomik në Istog. Besart Dreshaj që deri tani ishte drejtor për Zhillim Ekonomik, tani është emëruar drejtor i Urbanizmit në Istog, 

Pavarësisht insistimeve të mëdha, Haki Rugova e ka lënën përsëri pa drejtori djalin e ish kryetarit të Istogut, Fadil Feratit, Ilir Feratin.

Kjo situatë ka bërë që zyrtarë të lartë të LDK-së në Istog vazhdojnë të jenë kundër kryetarit Rugova dhe kriza e partisë në këtë komunë të vazhdojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat