“Partia e re do ta dëmtojë PDK-në”

Aktuale

“Partia e re do ta dëmtojë PDK-në”

Nga: A.M Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 13:51
Bekim Jashari

Analisti politik, Nexhat Haziri, ka thënë se paralajmërimi i Jasharit shfaqë krizën qe e ka kapluar PDK-në.

“Paralajmërimi i Bekim Jasharit se së shpejti do të formojë parti politik dhe këtij subjekti politik do ti bashkëngjiten edhe zyrtar e deputet aktual të PDK-së, shpërfaq edhe një herë krizën  e cila e ka kapluar vet PDK-në”, ka theksuar Hazir për “Bota sot”.

Po ashtu, ai e ka përmendur edhe rastin e zgjedhjeve lokale kur PDK-ja e mbështeti Jasharin, pasi që kishte mos marrëveshje ndërmjet zyrtarëve të saj.

“Sigurisht se PDK-ja ka bërë kalkulimet e saja kur e mbështeti Bekim Jasharin për kryetar të Skenderajt që ky më pas t’i bashkëngjitet kësaj partie, pasi kishte mosmarrëveshje në mes dy Lashtakëve(Samiut dhe Nuredinit) se cili nga këta do të kandidohej për kryetar komune. Pra më mbështetjen e Bekim Jasharit, PDK-ja, në njëfarë forme bleu një paqe të përkohshme në mes të fortëve të Drenicës që bënin luftë për kreun e PDK-së në Skenderaj”, ka shpjeguar Haziri për “Bota sot”.

Image
Nexhat Haziri

Ai mendon se elektorati i cili do të lëvizë drejtë partisë së re të Jasharit, do të jetë elektorati i PDK-së dhe se nuk pret që  subjekti i ri politik të sjellë ndonjë koncept të ri politik.

“Natyrisht se partia e re do ta dëmtoj PDK-në, sidomos në bastionin e saj në Skenderaj dhe në tërë rajonin e Drenicës por edhe në pjesë të tjera të Kosovës, pasi elektorati i cili do të lëvizë drejtë partisë së re të Bekim Jasharit, do të jetë elektorati i PDK-së. Them të drejtën nuk pres që ky subjekt i ri politik të sjellë ndonjë koncept të ri politik apo të politik bërjes në skenën politike të vendit, përveç se do të jetë edhe një parti më shumë”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat