E vërteta e madhe që tregoi Kurz për Kosovën

Aktuale

E vërteta e madhe që tregoi Kurz për Kosovën

Nga: N.Sh Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 15:53
Sebastian Kurz

Analisti politik Vigan Qorroli duke komentuar vizitën e kancelarit austriak në Kosovë, Sebastian Kurz dhe deklaratat e tij në lidhje me shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi, thotë se Kurz tregoi një të vërtetë të madhe dhe të pakapërcyeshme për Kosovën.

Ai thotë se, shteti austriak ishte krijuesi i shtetit shqiptar.

Kurse, sa i përket liberalizimit të vizave, Qorolli thotë se Kurz pohon se nuk do të ketë liberalizim të vizave pa u dekriminalizuar skena politike dhe e drejtësisë në Kosovë.

Lexojeni shkrimin e Qorrolit

Kancerlari austriak, Sebastian Kurz, shteti i te cilit ishte krijuesi i shtetit shqiptar — sot e tregoi nje te vertete te madhe dhe te pakapercyeshme per Kosoven — te cilen ka disa vite qe edhe ne po e themi neper studio dhe biseda me njerez.

Nuk do te kete liberalizim vizash — pa u dekriminalizuar skena politike dhe ajo juridike (gjyqesore e prokuroriale) e Kosoves.

Ne fjalet e Kurzit dhe te perendimit — shteti i kapur i Kosoves — i sherben vetem kapesve dhe jo qytetareve te saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat