Haradinaj “zbulon” planin e Thaçit për marrëveshjen finale – veriu i Kosovës për njohje - Bota Sot
Haradinaj “zbulon” planin e Thaçit për marrëveshjen finale – veriu i Kosovës për njohje

Aktuale

Haradinaj “zbulon” planin e Thaçit për marrëveshjen finale – veriu i Kosovës për njohje

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 16:33
Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është deklaruar lidhur me vizitën e Kancelarit austriak, Sebastian Kurz në Kosovë ku ai i ka dhënë mbështetje çfarëdo marrëveshje të arritur mes Kosovës dhe Serbisë në fazën finale të dialogut.

Haradinaj ka thënë se korrigjimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë për të është çështje e vdekur.

“Për bindjen time ajo ide ju kam tregu ka vdekur. Si mundësh një ditë me i thanë Kosovës se një ditë mjegulla bije. Si mundësh me i thanë dikush e ke një njohjen vetëm se duhesh me e dhënë do tokë. A besoni se ndodh kështu në Kosovë”, ka shkruar ai.

Haradinaj po ashtu duke aluduar në Thaçin ka thënë se nuk mund ta fsheh të vërtetën përgjithmonë. Sipas Haradinajt plani i Presidentit është që Serbia ta njoh Kosovën me kusht që të marrë një pjesë të Veriut të Kosovës.

“Nuk mundësh me fol për do mundësi pafundësisht me fol dhe pa e zbuluar të vërtetën. E vërteta është mundemi me e ble një njohje prej Serbisë, nëse ia jepni do territor. Por problemi është se nëse e hap këtë temë më nuk je as ai shtet që je deklaruar”, ka deklaruar ai pas mbledhjes së Qeverisë.

Haradinaj thotë se mbështetja e Kurz ndaj idesë së Thaçit nuk është për tu mërzitur.

“Pra nuk ka dilemë dhe nuk është mirë me u mërzit askush. Kancelari thotë se nuk është e tij me qit kushte qysh do me mbërri marrëveshje, por ai nuk insiston. Nuk e shoh këtë çështje mu mërzit për shkak se kjo marrëveshje ka vdekur”.

“Imagjinojeni Kosovën kur duhet dikush me dalë dhe me thanë s’po bënë pa njohje me Serbinë dhe me i thënë jepja një pjesë të veriut se ju njeh Serbia. Duke e ditur këtë çka rezulton, e që rezulton në ngjarje tragjike. Por gjithashtu nuk do të rrimë pa kufij pa kundërpërgjigje ndaj Serbisë”, ka deklaruar Haradinaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera