Hamiti: Thaçi po tallet me inteligjencën e qytetarëve

Aktuale

Hamiti: Thaçi po tallet me inteligjencën e qytetarëve

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 21:12
Muhamet Hamiti

Ish-ambasadori i Kosovës në Londër, Muhamet Hamiti, ka sulmuar idenë e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës e Serbisë.

Ai i ka cilësuar krejtësisht joserioze deklaratat e Thaçit për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.

“Është tallje me inteligjencën e qytetarëve”, ka thënë Hamiti.

Ai ka kujtuar se qytetarët “s’kanë asgjë kundër bashkimit të Luginës”, por se është e pakuptueshme se si mund të arrihet marrëveshje me Serbinë nëse i merret Lugina, e asaj s’i jepet asgjë në shkëmbim.

Plani i Thaçit është, sipas Hamitit, “sa për ta hapur derën për ndarje, këmbim të territoreve, në dëm të Kosovës”.

Ai ka thënë se ky plan i presidentit të vendit “e cungon Kosovën territorialisht”. 

Hamiti ka vlerësuar se statusi dhe territori i Kosovës s'duhet kurrsesi të jenë temë në dialogun me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat