Mustafa tregon pse e pranoi detyrën e dhënë nga LDK

Aktuale

Mustafa tregon pse e pranoi detyrën e dhënë nga LDK

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 22:55
Besian Mustafa

Besian Mustafa, zëdhënës i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka treguar për here të parë se pse ka pranuar këtë detyrë. Ai  ka thënë se kjo detyrë është privilegj dhe përgjegjësi.

Besiani, që është i biri i veprimtarit të vrarë të LDK'së,  Xhemail Mustafës, ka thënë se detyrën e dhënë nga partia e Isa Mustafa do ta mbaj me nderë.

“ Do të mundohem ta mbaj këtë detyrë dhe ta kryej atë me nderë. Për hirë të babait tim unë do të jemi çdo herë në krye të detyrës”.

Ai ka thënë se këtë punë e ka pranuar me shumë dëshirë.

“ E kam pranuar me dëshirë. Jam ndier edhe i nderuar për këtë veprim që ka bërë LDK’ja”, ka thënë Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat