Kërkohet seancë e jashtëzakonshme për politikën e jashtme

Aktuale

Kërkohet seancë e jashtëzakonshme për politikën e jashtme

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 06:56
Kryesia e Kuvendit të Kosovës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të takohet sot për të shqyrtuar kërkesën e 42 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme, lidhur me “dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës”.

“Kërkesa e 42 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për debat parlamentar lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës”, është pika e vetme e rendit të ditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat