Refuzimi për liberalizim të vizave, racizëm i skajshëm

Aktuale

Refuzimi për liberalizim të vizave, racizëm i skajshëm

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 11:16
Kadri Veseli

(E plotësuar) - Me kërkesë të 42 deputetëve më 16 nëntor do të mbahet seancë e jashtëzakonshme për debat parlamentar për politikën e jashtme.

Kështu bëri të ditur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në një konferencë për media të mbajtur menjëherë pas mbledhjes së kryesisë.

Ai u shpreh i bindur se mbajtja e seancave po dëshmon se në këtë mënyrë se Kuvendi po i rikthehet normalitetit.

Veseli: Kemi edhe një seancë të jashtëzakonshme më 16 nëntor

“Kemi edhe një seancë të jashtëzakonshme, e cila pas disa debateve, arritëm të kemi konsensus, dhe do të jetë me datën 16 nëntor ashtu siç ka kërkuar opozita, edhe pse kishte një tendencë që të shtyhet për shkak të situatës sensitive që e kemi për shkak të anëtarësimit të Kosovës në Interpol", tha ai.

Veseli tha se janë shtuar zërat që çështja e liberalizimit është politike dhe sipas tij kjo i godet vlerat e Bashkimit Evropian.

Veseli: Ky është racizëm i skajshëm

"Vetë ardhja e kancelarit austriak në Kosovë është lajm i mirë. Do të kemi edhe ardhje tjera të përfaqësuesve të lartë të vendeve të BE-së. Austria e ka presidencën në BE. Ne presim që Austria të procedon në këshillin e ministrave çështjen e liberalizimit. Ne e dimë se ka vende skeptike, por deri më tani na është thënë kjo, se liberalizmi nuk është çështje politike, por teknike. Tani kanë filluar zërat se është çështje politike. Do të jetë goditje e vlerave të Bashkimit Evropian... Ky është racizëm i skajshëm", u shpreh Veseli.

Ndërsa Armend Zemaj nga LDK tha se presin seriozitet nga qeveria lidhur me debatin parlamentar për politikat e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Zemaj: Qeveria të jetë e përgjegjshme karshi çështjeve

“Shpresojmë që Qeveria do të jetë e përgjegjshme dhe do të jetë pjesë e kësaj seance, sepse duke marrë për bazë të kaluarën jemi skeptikë që ata janë të përgjegjshëm mbi proceset integruese në të cilat po kalon Republika e Kosovës. GP i LDK dhe i Vetëvendosjes insiston që kjo çështje të trajtohet me seriozitet. Ne kemi nevojë të debatojmë dhe të nxjerrim konkluzionet”, u shpreh ai./N.Jakupi/

Kadri Veseli: Ka shenja që opozita do ti kthehet Kuvendit

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka folur pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.

Ai para gazetarëve ka thënë se Kuvendit po i kthehet normalitetit dhe se ka shenja që opozita e cila po e bojkoton Kuvendin që disa seanca me radhë, do ti kthehet Kuvendit.

Veseli ka thënë se para klasës politike ka obligime të mëdha shtetërore dhe se opozita duhet të kthehet në Kuvend

“Sot kemi seancë, do vazhdohen pikat e mbetura nga seanca e kaluar.
Po kthehet normaliteti në Kuvend, dhe ka shenja që opozita do kthehen në Kuvend. Para nesh janë obligimet integruese, liberalizimi që ne e kemi obligim të ja u sigurojmë qytetarëve, andaj është e rëndësishme bashkimi për çështje të tilla” ka thënë Veseli.

Drejtpërdrejt nga seanca e Kuvendit

Sot vazhdon seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku në rend të ditës janë 33 pika.

Pika e parë e seancës është votimi i propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat