Kusari-Lila: Qeveria të mbyllë tërësisht kufirin për mallrat e importuara nga Serbia

Aktuale

Kusari-Lila: Qeveria të mbyllë tërësisht kufirin për mallrat e importuara nga Serbia

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 13:50
Mimoza Kusari – Lila

Ish-ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari – Lila shprehet e bindur se Serbia nuk do të ndiejë asnjë efekt karshi taksës prej 10 për qind të vënë ditën e djeshme nga Qeveria e Kosovës.

Në një prononcim për media, Kusari – Lila ka deklaruar se përmes këtij vendimi, Qeveria e Kosovës nuk ka arritur të bëjë presion ndaj Republikës të Serbisë dhe pengesave që kjo e fundit i shkakton vendit tonë.

Ajo konsideron se deri më tash është bërë zhurmë, e cila siç thotë ajo, ka bërë që të reagojnë edhe institucionet e BE-së. E për këtë, ajo thotë se Qeveria e Kosovës duhet të rishikojë vendimin, ta ndryshojë atë dhe ta mbyllë tërësisht kufirin për mallrat serbe, pavarësisht origjinës së tyre.

Kusari-Lila: Qeveria të mbyllë tërësisht kufirin për mallrat e importuara nga Serbia

“As për së afërmi nuk do ta arrijë synimin që e ka Qeveria, që në një mënyrë ose tjetër t’i tregojë Serbisë ose t’i revanshohet për gjithë ofensivën diplomatike kundër Kosovës që e bënë dhe pengesat në zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tash. Qeveria duhet ta rishikojë vendimin, ta ndryshojë komplet dhe nëse do të ketë ndonjë efekt, ta mbyllë në tërësi kufirin për produktet për mallrat serbe, pa përjashtim të origjinës së kapitalit, a janë kompani të huaja apo serbe ato që prodhojnë në Serbi”, tha ajo”, tha ajo.

Ajo thotë se me këtë vendim, Qeveria e Kosovës ka bërë dy gabime, të cilat më shumë do t’i kushtojnë qytetarëve.

Kusari – Lila: Qeveria ka bërë dy gabime të mëdha me këtë vendim

“Kjo taksë në fakt shumë lehtë mund t’iu faturohet qytetarëve. Kështu për një produkt të shumës prej 2 euro, shitja prej 2.2 euro, as nuk do të vërehet nga qytetarët, të cilët do ta paguajnë 10 përqindëshin. Gjithashtu, nga kjo  masë janë përjashtuar produktet e kompanive të huaja të cilat prodhohen në Serbi. Edhe ky është gabim për shkak se nuk bën të diferencohen produktet me origjinë, prej asaj se ku prodhohen e jo cili është kapitali i cili është investuar. Dhe në këtë mënyrë, nuk ka asnjë presion Qeveria e Serbisë nga kompanitë e huaja që operojnë në Serbi për këtë masë për arsye se ato produkte janë të përjashtuara”, u shpreh ajo.

Kusari-Lila u shpreh e bindur se Brukseli do të bëjë presion për heqjen e kësaj takse, ndërsa shtoi se edhe Kosova duhet ta lidhë heqjen e kësaj mase me ndonjë kusht.

Kujtojmë se në kohën sa ishte ministre e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari – Lila, pati marrë vendim për vendosjen e masës së reciprocitetit ndaj mallrave të Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat