Veseli takon artistët: Rritja e pagave një premtim i mbajtur

Aktuale

Veseli takon artistët: Rritja e pagave një premtim i mbajtur

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 15:50
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar sot punonjësit e institucioneve kulturore, të cilëve u janë rritur pagat për 50 %.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar sot punonjësit e institucioneve kulturore, të cilëve u janë rritur pagat për 50 %.

Ai ka thënë se rritja e pagave është një premtim i mbajtur për artistët.

“Pagat e punonjësve të institucioneve të kulturës dhe të trashëgimisë kulturore, nga ky muaj janë rritur për 50 për qind. Premtimi i dhënë është mbajtur. Vetëm me trajtim dinjitoz dhe meritor mund të arrihen rezultate në punë dhe në ngritjen e nivelit të krijimtarisë kulturore. Përgëzoj Ministrin e Kulturës, Kujtim Gashi, për kujdesin ndaj artistëve, por edhe për përkushtimin për investime në infrastrukturën kulturore”, ka shkruar ai në një status në Facebook

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat