Veseli: Mosliberalizimi i vizave për shtetasit e Kosovës është racizëm

Aktuale

Veseli: Mosliberalizimi i vizave për shtetasit e Kosovës është racizëm

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 15:57
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka folur për vizitën e djeshme të kancelarit austriak, Sebastian Kurz dhe për deklaratat e tij për liberalizimin e vizave.

Pas mbledhjes së kryesisë Veseli ka dhënë qëndrimin e tij politik karshi vonesave që BE-ja po i bën për dhënien e liberalizimit të vizave.

Sipas tij, BE-ja po tregohet raciste karshi qytetarëve të Kosovës.

“Ne jemi evropian, unë do ta vazhdoj lobimin dhe do të jem me i zëshëm për te drejtat e qytetarëve tanë. Nëse gjyshërit kanë pas të drejtë të lëvizin para 30 viteve, pse nipat e tyre nuk mund të lëvizin sot. Nuk duhet me leju askënd me na privu prej së drejtës që na takon. Qëndrim im politik ështe ky, kjo është racizëm, racizëm i skajshëm”, tha Veseli në mes tjerash.

Sipas tij, liberalizimi i vizave është krejtësisht çështje teknike dhe jo politike.

“Po dëgjojmë zëra që është edhe çështje politike e kjo do te ishte goditje për vet vlerat e BE”, tha tutje ai.

Zyrtarë të shumtë të Kosovës por edhe të BE-së janë shprehu skeptik se liberalizimi i vizave do të ndodhë gjatë këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat