Zeka: Bilalli shef dhe Papë e ka vetëm Hashim Thaçin

Aktuale

Zeka: Bilalli shef dhe Papë e ka vetëm Hashim Thaçin

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 16:48
Mialim Zeka dhe Bilall Sherifi

Situata është tensionuar keq mes kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, dhe deputetit nga radhët e po kësaj partie, Milaim Zeka, duke e shtyrë Krasniqin dje që t’u kërkojë falje qytetarëve që ka lejuar Zekën të kandidojë për deputet nga radhët e Nismës.

E gjitha kjo erdhi pas deklarimeve të fundit nga deputeti Zeka se ai nuk është anëtar i Nismës, por ai ka kandiduar i pavarur në listën e kësaj partie.

Në këtë replikë u përfshie edhe shefi i grupit parlamentar të NISMA-s, Bilall Sherifi.

Ky i fundit po dje deklaroi se pas deklaratave lëvdëruese të presidentit Thaçi ndaj Milaim Zekës tashmë ka mbetur që procesin e shenjtërimit të deputetit Zeka ka mbetur pa e bërë vetëm edhe Papa Françesku.

Në anën tjetër, Zeka në një përgjigje për media thotë se Sherifi e ka shef dhe Papë vetëm Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

‘’Bilalli shef dhe Papë e ka vetëm Hashim Thaçin. Kur më shënjestron shefi dhe papa i tij, ai ka me mbajtë legenin me ujë, se e ka marak…’’, përfundon Zeka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat