Deliu: Rizgjedhja e kongresmenit amerikan, Eliot Engel lajm i mirë për shqiptarët

Aktuale

Deliu: Rizgjedhja e kongresmenit amerikan, Eliot Engel lajm i mirë për shqiptarët

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 19:46
Blerta Deliu

Deputetja nga radhët e PDK-së në Kuvendit të Kosovës, Blerta Deliu ka mirëpritur rizgjedhjen e siç e quajti ajo, mikut të Kosovës, Eliot Engel, në kongresin amerikan.

Deliu në një postim në Facebook ka shkruar se Engel ka qenë  njëri prej mbështetësve të fuqishëm të bërjes së Kosovës shtet.

Më poshtë postimi i Deliut:

Rizgjedhja e kongresmenit amerikan dhe mikut të shqiptarëve, Eliot Engel në Dhomën e Përfaqësuesve, padyshim se është lajm i mirë. Miku i Kosovës Eliot Engel ka mbajtur gjallë për vite me radhë çështjen e Kosovës në Washington, dhe ka qenë njëri prej mbështetësve të fuqishëm të bërjes së Kosovës shtet. Qytetarët e Kosovës do ta t’i gëzohen gjithmonë suksese të miqve dhe do ta ruajnë respektin për të gjithë mbështetësit e shtetësisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat