Haki Abazi e “godet” ashpër Shpend Ahmetin: Ja si e quan

Aktuale

Haki Abazi e “godet” ashpër Shpend Ahmetin: Ja si e quan

Nga: N.Sh Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 20:56
Shpend Ahmeti, Haki Abazi

Analisti politik Haki Abazi, thotë se, Shpend Ahmeti, kreu i Prishtinës po i largon drejtorët që në të dy mandatët kanë treguar suksesin më të madh në Prishtinë.

Sipas Abazit, Arben Vitia dhe Nora Kelmendi kanë bërë aq që qytetari i Prishtinës e quan profesionalizëm.

Abazi shton se, Shpendi është me mandat të vjedhur në Prishtinë dhe në Parlament që po shkojnë drejt koalicionit me PDK-në. Këtë koalicion Abazi e quan “preja krahët Prishtinës”.

Ja postimi i plotë i Abazit:

"Glaca" e Shpendit pa krah

Po i largon nga detyra drejtoret qe ne te dy mandatet kane treguar suksesin me te madhe ne Prishtine. Arben Vitia dhe Nora Kelmendi jane dy njerezit qe kane bere ate qe qytetari i Prishtines e quan profesionallizem dhe pret prej nje drejtori.

Me mandat te vjedhur ne Prishtine, me mandate te vjedhura ne Parlament drejt koalicionit me PDK- Preja krahet Prishtines.

#SabotoSerbine

#SabotoThacin

#SabotoShpendin"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat