Loshi: Shmangja e debatit publik nga Kurti me Ahmetin do të ishte një minus i madh për Vetëvendosjen

Aktuale

Loshi: Shmangja e debatit publik nga Kurti me Ahmetin do të ishte një minus i madh për Vetëvendosjen

Nga: A.M. Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 22:15
Albin Kurti dhe Shpend Ahmeti

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi ka reaguar pas deklaratës së kreut të PSD-së, Shpend Ahmetit i cili e ka fituar në debat liderin e VV-së Shpend Ahmetin.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se “Shmangja nga debati me Shpendin do të ishte një minus i madh për Vetëvendosjen dhe duke njohur katakterin konspirativ dhe demagogjik të Albin Kurtit, unë pres që kjo të ndodhë! Sidoqoftë, publiku pret përballjen pa justifikime”.

Postimi i plotë:

Kur kuptova se Shpend Ahmeti ka ftuar në debat publik Albin Kurtin, gjeja e parë që më shkoi ndërmend ishte se demokracia nuk është gjë e lehtë dhe menjeherë paragjykova taktikat e shmangjes së debatit që do t’i ndjek Albin Kurti. Është lehtë të dalësh para mijëra qytetarëve të dëshpëruar dhe të mbash një fjalim patetik me synim final votën e tyre, por është vështirë t’i dalësh në ballë tjetrit kur në vend të substancës se vërtetë të debatit je mësuar ta përdoresh aq shumë retorikën sterile dhe demagogjinë.

Nëse Albin Kurti dëshiron ta riparojë dhe konsolidojë Vetëvendosjen këtë nuk mund ta bëjë pa i
iu dalë përballë të gjithë atyre që duan dhe rrezikojnë ta sfidojnë. Debati publik është instrumenti më i mir? për të parë sa vlen një lider dhe projekti i tij politik. Shmangja nga debati me Shpendin do të ishte një minus i madh për Vetëvendosjen dhe duke njohur katakterin konspirativ dhe demagogjik të Albin Kurtit, unë pres që kjo të ndodhë! Sidoqoftë, publiku pret përballjen pa justifikime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat