Deputetja e VV-së: Shpend Ahmeti është i gatshëm që të shkojë me Hashim Thaçin

Aktuale

Deputetja e VV-së: Shpend Ahmeti është i gatshëm që të shkojë me Hashim Thaçin

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 22:37
Shpend Ahmeti dhe Hashim Thaçi

Deputetja e VV-së, Arbërie Nagavci ka reaguar lidhur me takimin e së enjtes të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi me atë serb Aleksander Vuçiqi në Bruksel.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka kërkuar nga kreu i  PSD-së që të tregoj se është i gatshëm të bëhet pjesë e ekipit negociator.

Postimi i plotë:

Hashim Thaci nesër takohet me Vuçiqin në Bruksel

Kryetari i PSD-së, sonte do të duhej të paraqitej në debat për të kundërshtuar dhe kritikuar takimin e nesërm, për të deklaruar se do të angazhohen për të penguar vazhdimin e dialogut pa kushte e pa parime, e jo për të na treguar se do të shkarkoi dy drejtorët më të suksesshëm të Komunës së Prishtinës, dy nga tre drejtorët e LV.

Tregoi gjithashtu se është i gatshëm të bëhet pjesë e ekipit negociator, pra të shkojnë pas Hashim Thaçit në avanturën e tij tashmë gjashtë vjeçare. Edhe pse Thaçit qytetarët e këtij vendi i kanë dhënë përgjigjen me 29 shtator!

Por ka edhe diçka racionale në gjithë këtë, sigurisht se s'mund të bashkëpunosh edhe me LV edhe me Thaçin, dhe secili e zgjedh rrugën e vet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat