MTI-ja, e palëkundur për taksën ndaj produkteve serbe

Aktuale

MTI-ja, e palëkundur për taksën ndaj produkteve serbe

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 08:29
Foto

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, po qëndron i palëkundur në vendimin e tij për vendosjen e masës prej 10 për qind në importet e mallrave nga Serbia dhe Bosnjë Hercegovina. Por, ish-kreu i MTI-së Bajram Hasani, që dikur drejtonte këtë dikaster, rekomandon që masa adekuate e vendosur ndaj këtyre mallrave do të duhej të ishte 30 për qind e jo vetëm 10 për qind

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e masës prej 10 për qind në importet e mallrave që vijnë nga Serbia e Bosnjë Hercegovina i ka gëzuar prodhuesit vendorë.

Pronari i kompanisë “Meka Hallall-Food”, Burim Piraj, shpreh entuziazmin e tij për shtytje të zhvillimit të kompanisë me punësimin e punëtorëve të rinj.

Derisa ministri i ri i Tregtisë thotë ta ketë marrë këtë vendim pikërisht me qëllim të mbrojtjes së produkteve vendore. Në një deklaratë dhënë gazetës “Zëri” ministri Shala tregon se ky vendim ndikon në zhvillimin ekonomik, pasi sipas tij produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnjë Hercegovina kanë përdorur masa me qëllim nën çmimin e prodhimit. “Ky është vendim i Qeverisë. Unë si ministër i Tregtisë i kam kryer obligimet, detyrat dhe përgjegjësitë që i kam si ministër. Në këtë rast MTI-ja i ka propozuar Qeverisë së Kosovës këtë masë 10 për qind në importin e produkteve të Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës me qëllim që t’i mbrojë produktet vendore dhe kjo ndikon në zhvillimin ekonomik, pas është vërejtur që produktet që Serbia dhe Bosnja po importojnë në Kosovë janë produkte që kanë përdorur masa me qëllim që ato produkte të vijnë në tregun e Kosovës nën çmimin e prodhimit e me këtë ato dëmtojnë prodhimin tonë vendor”, është shprehur ministri Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat