Kurteshi: Pozita po përdorë dy standarde për dialogun

Aktuale

Kurteshi: Pozita po përdorë dy standarde për dialogun

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 08:31
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi,

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi, i ka kritikuar subjektet e koalicionit qeverisës se po përdorin dy standarde në raport me dialogun Kosovë – Serbi. 

Në një intervistë , ai ka thënë se këto parti ndryshe po deklarohen në opinion rreth këtij procesi e ndryshe po veprojnë në Kuvendin e Kosovës. 

Sipas Kurteshit, nëse pozita dëshiron të tregojë se është kundër idesë së presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufirit Kosovë – Serbi duhet ta votojë projektrezolutën e opozitës. 

Ndërkaq dialogun e dy presidentëve në Bruksel, deputeti Kurteshi e ka quajtur ilegal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat