Donika Kadaj flet për shtesat e fëmijëve, thotë se bashkë me kryeministrin kjo punë kryhet shpejt

Aktuale

Donika Kadaj flet për shtesat e fëmijëve, thotë se bashkë me kryeministrin kjo punë kryhet shpejt

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 10:57
Donika Kada Bujupi

Kuvendi i Kosovën në seancën e kaluar plenare ka kaluar me shumicë votash rezolutën për shtesat e fëmijëve.

Inicuese e saj ishte deputetja e Alenancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kada Bujupi, e cila në një prononcim për “Indeksonline” ka thënë se së bashku me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj këtë rezolutë do ta konkretizojnë së shpejti.

Sipas saj, ky ishte një zotim i vet Kryeministrit gjatë fushatës së fundi zgjedhore dhe gjithashtu ishte përpjekje që kur ata ishin në opozitë.

“Bashkë me kryeministrin Ramush Haradinaj, këtë rezolutë do ta konkretizojmë së shpejti. Ky ishte edhe zotim personal i kryeministrit gjate fushatës se fundit dhe përpjekje e jona e kahmotshme edhe kur ishim ne opozitë. Tani ky zotim do të merr formë gjatë Qeverisjes Haradinaj” ka thënë Kadaj Bujupi 

Ajo ka theksuar se tashmë shtesat janë një nismë modeste, por e cila do të rritet përgjatë viteve me rritjen e buxhetit.

Po ashtu, Bujupi ka falënderuar deputetët që kanë votuar pro kësaj rezolute dhe Kryeministrin e Kosovës për vullnetin e tij.

“Shtesat janë e drejte universale dhe nje nisme modeste e cila si shume do te rritet përgjatë viteve me rritjen e buxhetit. Faleminderit deputetëve qe votuan Pro dhe faleminderit kryeministrit për vullnetin e tij qe këtë rezolutë ta jetësoi sa më parë” ka përfunduar deputetja nga AAK.

Ndryshe, bazuar në këtë rezolutë kërkohet që të hartohet dhe zbatohet legjislacionin sa më parë, ku ndarja e shtesave duhet të fillojë gjatë vitit 2019.

Gjithashtu, u kërkua edhe kategorizimi duke marr parasysh të hyrat familjare, punësimi i prindërve dhe mosha e fëmijëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat