Ende nuk dihet agjenda e takimit Thaçi-Vuçiq

Aktuale

Ende nuk dihet agjenda e takimit Thaçi-Vuçiq

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 11:19
Takimi në mes të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq

Takimi në mes të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq do të mbahet gjatë ditës së sotme në Bruksel, 

Ende nuk dihet për agjendën e takimit, vetëm se ky takim do të ndërmjetësohet nga kryediplomatja evropiane, Federica Mogherini.

Në faqen zyrtare të Komisionit Evropian, nuk është bërë e ditur ora e takimit, megjithëse ai pritet të ndodhë në orët e pasdites së të enjtes.

Ajo çka dihet është se shefja e diplomacisë evropiane do ta takojë të parin, kreun e shtetit kosovar, Hashim Thaçin dhe më pas do ta pres shefin e shtetit serb, Aleksandar Vuçiq.

Në fund siç ndodh rëndom mbahet takimi i përbashkët Mogherini-Thaçi-Vuçiq.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat