Pacolli i përgjigjet Daçiqit rreth Inteprol-it

Aktuale

Pacolli i përgjigjet Daçiqit rreth Inteprol-it

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 14:23
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli i është përgjigjur deklaratës së homologut serb, Ivica Daçiq i cili tha se INTERPOL-i do të mbushet me fletarreste për liderët kosovarë.

“Asnjë qytetar i Kosovës nuk është i dënuar për vrasje. Asnjë qytetar i Kosovës nuk është i dënuar për masakra. Asnjë qytetar i Kosovës nuk ka bërë krime lufte, ngase lufta jonë ka qenë për mbijetesë. Ndërsa bashkëideologet e Dacicit, nuk arrin ti numërojë kriminelët e luftës që kryen krimet e tmerrshme ne Kosovë e rajon”, ka shkruar Pacolli, në një pjesë të reagimit.

Media ju sjell pa ndërhyrje reagimin e Pacollit:

E lexova një deklaratë të Dacicit, se gjoja Interpoli do të mbushet me fletarreste për udheheqësit e Kosovës.

Po, mund të ndodhe që Serbia të vazhdoj të keqpërdor edhe institucione ndërkombëtare, ashtu siç ka vepruar deri tani. Nuk është çudi, duke e ditur se kush është Daçiçi.

Njerëzit e Kosovës vetëm janë mbrojtur nga gjenocidi dhe nuk turpërohemi asnjëherë për veprimet tona.

Të turpëruar para civilizimit botëror janë ata që kanë kryer gjenocid.

E mira është që askush nuk do të këtë mundësi më të kryej gjenocid mbi popullin e Kosovës.

Asnjë qytetar i Kosovës nuk është i dënuar për vrasje. Asnjë qytetar i Kosovës nuk është i dënuar për masakra. Asnjë qytetar i Kosovës nuk ka bërë krime lufte, ngase lufta jonë ka qenë për mbijetesë.

Ndërsa bashkëideologet e Dacicit, nuk arrin ti numërojë kriminelët e luftës që kryen krimet e tmerrshme ne Kosovë e rajon! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat