Takimi Thaçi-Vuçiq, në Bruksel pritet të diskutohen 10 tema mes Kosovës dhe serbisë

Aktuale

Takimi Thaçi-Vuçiq, në Bruksel pritet të diskutohen 10 tema mes Kosovës dhe serbisë

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 14:30
Aleksander Vucic, Hashim Thaci dhe Frederica Mogherini

Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj ka thënë se pret që deri në vitin e ardhshëm të ketë një marrëveshje obligative ndërmjet Kosovës e Serbisë.

“Ne presim që të kemi marrëveshja obligative që do të zgjidhte konfliktin 100 vjeçar, por pa njohje të ndërsjellët nuk do të ketë marrëveshje”, tha Hoxhaj 

Sipas tij kjo marrëveshje do të trajtojë të gjitha problemet e mundshme. “Do të ketë edhe elemente të tjera, duke përfshirë edhe demarkimin e kufirit. Serbia duhet të sqarojë se me kanë kufizohet. Qëndrimi jonë, po ashtu edhe si PDK është shumë i qartë. Në këtë faza nuk duhet të hyjmë në epilogun e dialogut, ne duhet të shohim se cilat janë pritjet në pranverën e ardhshme”, tha ai.

Hoxhaj tha se marrëveshja duhet të jetë gjithëpërfshirëse.

“Do të jenë 10 tema ku do të diskutohen në Bruksel. Ne si Kosovë duhet të shohim, se çka nuk duhet të diskutojmë dhe çka duhet të diskutojmë. Ne si qeveri e kemi vërejtur se nuk kemi pasur unitet në dialog. Është nj proces që e kalon mandatin e një qeverie”, tha ai.

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj vlerësoi se në vitin 2019 mund të kemi një Evropë krejt tjetër.

Kurse për masat ekonomike që Kosova ka marrë ndaj Serbisë, i dyti i qeverisë vlerësoi se qeveria ka marrë vendim të duhur. “Serbia po bën agresion ndaj Kosovës. Ky është një reagim i prerë, Serbia po bën agresion diplomatik ndaj Kosovës, vendimi po mbetet në fuqi “, tha ai.

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka ftuar qytetarët e Kosovës të bojkotojnë produkt e Serbisë që janë në Kosovë. “Ne i kemi përgjigjur Serbisë edhe me luftë,. Gjëja më ë mirë është që të kur të hyjmë në supermarket të bojkotojmë prod

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat