Manfred Weber zgjedhet kryetar i EPP-së

Aktuale

Manfred Weber zgjedhet kryetar i EPP-së

Nga: A.M. Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 14:45
Delegacion i LDK-së

Një delegacion i LDK-së po merr pjesë në Kongresin e Partive Popullore të Evropës, ku sot kanë zgjedhur kryetarin e tyre të ri.

Në një komunikatë për media të LDK-së thuhet se pas votimit nga delegatët e Kongresit, kandidat i EPP-së u zgjodh Manfred Weber nga Gjermania.

“Në ditën e dytë të Kongresit të EPP-së, paraqiten platformën e tyre zgjedhore si kandidat i EPP-së për President të Komisionit Evropian.

Pas votimit nga delegatët e Kongresit, kandidat i EPP-së u zgjodh Manfred Weber nga Gjermania me vota.

Në Kongres morën pjesë dhe folën shumë Kryeministra, ish Kryeministra, lider partiak, lider Evropian si:

Presidenti i EPP z. Joseph Daul, Presidenti i Këshillit të Evropës z. Donald Tusk, Presidenti i Komisionit Evropian z. Jeane Claude Juncker, Komisioneri Evropian për zgjerim z. Johanes Hann, Kancelarja znj. Angela Merkel, Presidenit i

Parlamentit Evropian z. Antonio Tajani, Kryeministri i Austrisë z. Sebastian Kurz, Kryeministri i Bullgarisë z. Boyko Borissov, Kryeministri i Kroacisë z. Andrea Plenkoviq, Kryeministri i Hungarise z. Viktor Orban etj.

Ky Kongres është përgaditje për zgjedhjet në vitin e ardhshëm për Parlamentin Evropian”, thuhet në komunikatën për media të LDK-së.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat