Ja sa do të rriten pagat për mjekët në Kosovë - Bota Sot
Ja sa do të rriten pagat për mjekët në Kosovë

Aktuale

Ja sa do të rriten pagat për mjekët në Kosovë

Nga: D.RR Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 16:30
Ilustrim

Komisioni për shëndetësi ka hartuar një amendament për pagat e mjekëve në Kosovë, gjatë ditës së sotme në zyret e Kuvendit të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur deputeti i LDK-së që është anëtar në këtë komision, Haxhi Avdyli i cili përmes një postimi në Facebook ka treguar se di do të rriten pagat, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Të nderuar kolegë , profesionistë shëndetësor, duke marrë parasysh kërkesat tuaja të bëra përmes FSSHK-së ,Odave dhe personalisht për ligjin e kategorizimit të pagave , sot me dt 8.11.18 komisioni për shëndetesi ka hartuar këtë amandament me këto propozime, që do paraqitet për votim ne kuvend :

1.mjeku specialist ( të gjithe specialist plus ata familjar e stomatolog ), koeficienti 4.5 e 5 te zevëndsohet me koeficientin 6 .

2 .mjeku,stomatologu,farmacisti në specializim , nga 3.65 të zëvendësohet me koeficientin 4.5

Mjeku i pergjithshem nga 3.4 në 4.0

4.fizioterapeutët në 3.20

5.infermierët bachelor nga 2.2 ne 3.0

Infermieret tjerë nga 1.9 në 2.4

Ndihmës infermier nga 1.7 në 2.0.

Poashtu çdo amandament tjetër të propozuar që permireson gjendjen e punëtorëve shëndetësor do perkrahet.

Tash mbetet kuvendi ta përkrahë këtè propozim amandament për tiu bashkangjitur ligjit për kategorizim të pagave.( 1=239€).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat