Historiani Frashër Demaj zbulon planin e Serbisë për ndarjen e Kosovës

Aktuale

Historiani Frashër Demaj zbulon planin e Serbisë për ndarjen e Kosovës

Nga: N.Sh Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 18:15
Harta e Kosovës

Historiani Frashër Demaj ka folur për korrigjimin e kufijve dhe tërheqjen e njohjeve për Kosovën nga disa shtetet që na kanë pranuar, siç thotë ai në këta kufij.

Demaj thotë se, plani i Serbisë për tërheqjen e njohjeve ka për qëllim kthimin e statusit të Kosovës në pikën zero, për të hapur rrugën për ndarjen e Kosovës.

Lexojeni më poshtë shkrimin e historianit Frashër Demaj:

Idetë e çoroditura për korrigjim të kufijve po krijojnë pretekst për tërheqjen e njohjeve ndërkombëtare të shteteve që na kanë pranuar në këta kufij.

Plani i Serbisë për tërheqjen e njohjeve nga sa më shumë shtete ka për qëllim kthimin e statusit të Kosovës në piken zero...Pastaj hapet rruga për ndarjen e Kosovës... Për fat të keq me vetëdije apo pa të, për një shkak ose një tjetër, individ dhe institucione po i shërbejnë direkt ose indirekt ofenzivës antishqiptare të diplomacisë serbe kurse MPJ e Kosovës, në defanzivë totale, vështron nga distanca dhe bën sehir pa treguar asnjë rezultat të vetëm!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat