BE del me deklaratë zyrtare për takimin Thaçi – Vuçiç, kjo është kërkesa e tyre

Aktuale

BE del me deklaratë zyrtare për takimin Thaçi – Vuçiç, kjo është kërkesa e tyre

Nga: A.M. Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 20:48
Aleksandar Vuçiq, Federica Mogherini dhe Hashim Thaçi

Bashkimi Evropian ka dal me një komunikate për media rreth takimit të përfaqësuese së Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini,  me Presidentin Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

BE ka kërkuar nga Thaçi dhe Vuçiç që të përshpejtojnë angazhimin e tyre ndaj dialogut për shkak se nga normalizimi i marrëdhënieve varet perspektiva dhe aspiratat e tyre evropiane.

“Bashkimi Evropian pret që Serbia dhe Kosova të dorëzojnë së shpejti angazhimin e tyre ndaj Dialogut, duke pasur parasysh lidhjen e drejtpërdrejtë ndërmjet normalizimit të plotë të marrëdhënieve midis tyre dhe perspektivave konkrete për aspiratat e tyre në BE”, thuhet në komunikatë.

Më tutje thuhet se në diskutimet e saj me dy presidentët, Mogherini ka thekuar nevojën që Kosova dhe Serbia të sigurojnë një mjedis të favorshëm për Dialogun dhe të përmbahen nga fjalët, veprimet dhe masat që janë në kundërshtim me frymën e normalizimit.

“Ata diskutuan hapat e nevojshëm për rrugën përpara dhe vendosën të mbesin në kontakt të vazhdueshëm në ditët në vijim për të vlerësuar ndjekjen e takimit të sotëm”, thuhet në komunikatën për media të Bashkimit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat