Rugova: LDK po tenton ta ndalë Presidentin me idetë e tij sepse janë anuluar disa njohje

Aktuale

Rugova: LDK po tenton ta ndalë Presidentin me idetë e tij sepse janë anuluar disa njohje

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 22:26
Naser Rugova

Nënkryetari i LDK-së, Naser Rugova, ka thënë se ideja për korrigjim të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë është një koncept i pamatur.

Ai këto komenti i ka bërë në emisionin Zona B, duke shtuar se kjo ide e ka dëmtuar vendin pasi që sipas tij disa vende e kanë tërhequr njohjen ndaj pavarësisë së Kosovës.

“Në fakt kjo rezolutë e ka një histori më të gjatë. Para dy muajve ne kemi kërkuar një rezolutë së bashku me spektrin opozitar në mënyrë që ta ndalojmë idenë e prekjes së sovranitetit territorial të Kosovës për arsyen e vetme se ne e dimë si kemi ardhur deri këtu”.

“Normalisht që ne opozita jemi kundër një koncepti të tillë i cili është i pamatur. Një ide e tillë e ka ndare spektrin politik brenda Kosovës”.

“Kosova është një dhe e pandashme, prandaj ne duhet ta ruajmë sovranitetin e vendit”.

“Edhe Brukseli edhe ne në raport me Brukselin duhet ta ndërrojmë qasjen”.

“Deri sa ne jemi de-jure në kushtetutën e Serbisë dhe ata nuk na pranojnë si shtet, nuk jemi të barabartë as në mekanizmat e bashkëpunimit”.

“Është problem i mazhorancës se si të gjendet konsensusi i përbashkët. Së pari çështjen e demarkacionit, Kuvendi i Kosovës po ia adreson LDK-së”.

“Pa LDK-në nuk do të mund të arrihen kurrë dy te tretat e votave, sepse ne jemi partia më e madhe opozitare”.

“Ligji për referendum është një çështje që duhet shumë të mendohet”.

“LDK po tenton me ndalë Presidentin e vendit me idetë e tij sepse janë anuluar disa njohje”.

Ne LDK-ja jemi partia më e madhe. Ne jemi lokomotivë e të gjitha proceseve politike. Në momentin që ne po e lëshojmë Kuvendin, ju po ngeleni pa kuorum. Asnjë platformë nuk bëhet pa ne.

Ju e dini sjelljen në New York që është bërë, kanë filluar me na u tërheq njohjet. Kjo logjikë qeverisëse është duke e futur vendin në një rrugë pa krye”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat