Biserko: BE-ja duhet të jetë e vetëdijshme se ideja për korrigjimin e kufijve është rrezikshme për fatin e njerëzve

Aktuale

Biserko: BE-ja duhet të jetë e vetëdijshme se ideja për korrigjimin e kufijve është rrezikshme për fatin e njerëzve

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 10:17
Kryetarja e Komitetit të Helsinikit për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserko

Kryetarja e Komitetit të Helsinikit për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserko, thotë se ndarja e Kosovës dhe shkëmbimi i territoreve tashmë për një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare është bërë një alternativë legjitime. Ajo ka ngritur shqetësime se një ide e tillë do të jetë e rrezikshme për fatin e serbëve që jetojnë në Kosovë.

Në një intervistë per mediat serbe, Biserko ka folur edhe për kundërshtimin e Kishës Ortodokse Serbe rreth korrigjimit të kufijve.

“Pa hyrë në arsyet se pse Kisha Ortodokse serbe e kundërshton shkëmbimin e territoreve në mes të dy vendeve, përshtypja ime nga bisedat që kam pasur me serbët që jetojnë në Kosovë është që ky qëndrim i Kishës Ortodokse ndihmon shumë, dhe ata janë të vetëdijshëm për rreziqet që paraqet për ta ndarja e Kosovës”, ka thënë Biserko.

Biserko ka thënë se Bashkësia Ndërkombëtare duhet të jetë e vetëdijshme se çfarëdo mbështetje që i jepet kësaj marrëveshje, krijohet një rrezik për fatin e njerëzve dhe më se keqi do ta pësojnë njerëzit e zakonshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat