Shkëmb Manaj, djali i të vrarit politik pas lufte që ishte aktivist i shquar i LDK, Shaban Manaj, ka bërë të ditur sor se ka dorëzuar një kërkesë me shkrim në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës për korrigjimin e Fjalorit Enciklopedik të Kosovës.
Ai thotë se në këtë Fjalor Enciklopedik nuk janë të përfshirë shumë heronjë të Kosovës.
Postimi i plotë:
Sot e kam dorëzuar një kërkesë me shkrim në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës për korrigjimin e Fjalorit Enciklopedik të Kosovës !
Në këtë Fjalor Enciklopedik nuk janë përfshirë shumë heronjë të Kosovës, veprimtar të shquar të lëvizjeve për çlirimin e Kosovës, sidomos të Lëvizjes për liri, pavarësi dhe demokraci të udhëhequr nga Presidenti historik, dr. Ibrahim Rugova si dhe luftetarë të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.