Selmanaj: Thaçi kontrollon gjysmën e deputetëve të PDK-së

Aktuale

Selmanaj: Thaçi kontrollon gjysmën e deputetëve të PDK-së

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 23:59
Driton Selmanaj

Deputeti i LDK’së Driton Selmanaj ka folur për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë që po zhvillohet në Bruksel. Thotë se presidenti Hashim Thaçi nuk duhet të lejohet qe të bëjë pazare me territorin e Kosovës.

Duke folur në T7 për rezolutën në Kuvend, përmes së cilës kërkohet ta ndalojnë presidentin të diskutojë në çfarëdo forme për kufijtë e Kosovës, deputeti i LDK’së ka akuzuar kolegët nga PDK.

Thotë se ata marrin urdhra nga ish-kryetari i kësaj partie, Hashim Thaçi.

“Gati gjysmën e deputetëve të PDK’së i kontrollon Hashim Thaçi dhe jo Kadri Veseli’, tha Selmanaj.

“Hashimi nuk ka problem nga deklaratat publike por votat në Kuvend’, shtoi ai.

Sipas Selmanajt me anë të disa deputetëve të PDK’së në Kuvend, Thaçi ka koalicionin qeverisës nën kontroll.

Në këtë mënyrë sipas tij, kryeministri Ramush Haradinaj nuk po kundërshton bisedimet e Thaçit në Bruksel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat