Milaim Zeka ka dy fjalë për Hashim Thaçin dhe Driton Selmanaj, përmend disa darka!

Aktuale

Milaim Zeka ka dy fjalë për Hashim Thaçin dhe Driton Selmanaj, përmend disa darka!

Nga: N.Sh Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 09:11
Milaim Zeka

Deputeti i Kosovës nga Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka ka reaguar pas një deklarate të deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj i cili ka thënë se presidenti Hashim Thaçi e kontrollon gjysmën e deputetëve të PDK-së.

Por Zeka, thotë diçka tjetër. Sipas tij, Thaçi me Kadri Veselin i kontrollojnë të gjithë deputetët e PDK-së, gjysmën e deputetëve të LDK-së dhe gjysmën e deputetëve tjerë të Parlamentit të Kosovës.

“Nuk po e kuptojë logjiken pse deputetët e Parlamentit gjithë natën hanë darka me Presidentin e Kadri Veselin, pastaj me tubu ndonjë vote, lëshojnë një rafall të sharash”, shkruan Zeka në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Zeka kërkon që të merren me luftimin e korrupsionit, me nepotizmin, me ndotjen e ajrit, me luftimin e kancerit e shumë çështje tjera.

Ja shkrimi i plotë:

Presidenti Thaçi dhe Dritoni i LDK-se

Driton Selmanaj, permes nje deklarate, ka thene se “Presidenti Thaçi i kontrollon gjysmen e deputeteve te PDK se”! Sigurisht se ky ka qene “llapsuz” i paqellimt i Dritonit, pasiqe ky deklarim nuk përbenë asnje lajm per opinionin.

Lajmi eshte se Thaçi kontrollon bashke me Kadri Veselin te gjithe deputetete e PDK se, ndersa per gjysma, ata i kontrollojne gjysmen e deputeteve te LDK se, edhe gjysmen e deputeteve tjere te Parlamentit.

Nuk po e kuptoje logjiken pse deputetete e Parlamentit gjithe naten hane darka me Presidentin e Kadri Veselin, pastaj me tubu ndonje vote, leshojne nje rafall te sharash.

Hajde merremi me luftimin e korrupcionit, me kancerin e nepotizmit, ku pa qene familjare i kryesive te ngusheta te partive politike, as anderre nuk mundesh me pa per me gjete nje pune. Hajde merremi me ndotjen e ajerit qe po na shkakton vdekjen e qytetareve te Republikes. Hajde merremi me luftimin e kancerit, qe eshte bere si puna e gripit.

A pyet veten nje deputet i Kosoves psh: Pse gazetaret e Kosoves nuk kane nje Press Club? Pse qytetaret nuk kane nje salle koncertale? Pse Kosova te gezohet kur ne Spitalin Qenderor te Kosoves na vijne 600 shtreter? Per kete duhet te gezohemi? Ky duhet te jete lajme? Po femijet tone neper çerdhe nga 22 me nje dhome, qe po mbushen me morra? A nuk jemi morra ne deputetete, qe dojme me rrejte popullin me tema te “medhaja” nderkohe qe vuajme per uje e per rryme?!!! Vuçiqi na i ka fajet? Qe Vuçiqi i kontrollon nja 20 deputete te Parlamentit nuk qenka problem?!!!! Problemi na qenka te kontrolli i Thaçit....

Problemi nr 1 ne Kosove jemi ne deputetete e Parlamentit te Kosoves. Pastaje vazhdon lista...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat