Thaçi e quan të rrezikshme taksën ndaj Serbisë, thotë se s’bën të prishemi me ndërkombëtarët

Aktuale

Thaçi e quan të rrezikshme taksën ndaj Serbisë, thotë se s’bën të prishemi me ndërkombëtarët

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 11:36
Hashim Thaçi

(E plotësuar) -Presidenti Hashim Thaçi gjatë një konferencë të mbajtur sot në Paris ka folur për demarkimin me Serbinë, por aty nuk ka përmendur “korrigjimin e kufirit”.

Ai u shpreh se nuk do të ketë kufij në baza etnike e as shkëmbim të popullatave.

Thaçi: Demarkimi (me Serbinë) do të jetë një nga çështjet përfundimtare të marrëveshjes

“Nuk ka njohje reciproke si dy vende të pavarura dhe sovrane pa njohjen edhe të kufijve në nivel ndërshtetëror, prandaj komisionet tona shtetërore që do të themelohet nga shteti i Kosovës një komision profesional i përgjegjësive shtetërore, me lehtësim ndërkombëtar, do të punojmë edhe me autoritetet e Serbisë që të vejmë vijën kufitare, demarkimin sikur se ka ndodh me Maqedoninë, gjithashtu edhe me Malin e zi. Ndërsa procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, dhe takimi i fundit ka qenë plotësisht transparent, deklarata e zonjës Mogherini ka qenë e botuar, ata që dojnë me kuptu mund ta marrin vesh se çka ka ndodh, deklarata ime ka qenë po ashtu shqip, është edhe serbisht. Ne po punojmë për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të përfshijë shumë e shumë çështje, çështja e demarkimit të kufirit është një nga çështjet përfundimtaret që do të rezultojë nga marrëveshja sepse dy shtetet duhet të k emi kufi ndërshtetëror”, tha ai.

Thaçi tha se përveç demarkimit pika të tjera të marrëveshjes do të jenë shëndetësia, drejtësia, të pagjeturit, artefaktet, arsimi e çështje të tjera.

Presidenti në këtë konferencë foli edhe për mundësinë që liberalizimi i vizave të futet në agjendën e Këshillit të Ministrave.

Thaçi: Nëse liberalizimi nuk vihet në agjendë do të jetë rrezik, jo për faj të Kosovës

“Do të duhej të vihej në agjendë çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën, do të duhej të ndodhte votimi. Unë definitivisht nuk e kuptoj dhe nuk e arsyetoj asnjë vend shtet anëtar të BE-së rezervat për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ani pse i kanë zgjedhjet për parlamentin evropian në fillim të pranverës të vitit të ardhshëm. Por askush nuk duhet të bie nën ndikim as në Evropë të lëvizjeve populiste. Kosova është vend i veçantë, si shtet kemi implementuar të gjitha kriteret dhe standardet, 95 për qind prej tyre për liberalizimin e vizave. Sinqerisht unë mendoj shumë e vështirë sot është të mos merr vendim për liberalizimin e vizave për Kosovën sesa të merr guximin me refuzuar Kosovën, sepse atëherë do të krijojmë rrethana paragjykuese edhe nga vet qytetarët e Kosovës për këto shtete të BE-së.Përndryshe, nëse nuk ndodh që të vihet në agjendë atëherë do të jetë një rrezik, jo me fajin e Koso vës, por me paragjykimet ndaj Kosovës që liberalizimi i vizave të mos ketë periudhë të kufizuar kohore, pra të kemi shtyrje krejt të pajustifikueshme nga vendet e BE-së”, tha Thaçi.

I pyetur nëse ky takim me liderë botërorë në Paris mund të shërbejë si “zbutje” e qëndrimit të Serbisë ndaj Kosovës, Thaçi ka thënë se do të shfrytëzojë çdo rast për të kërkuar nga ndërkombëtarët mbështetjen për të cilën shteti ka nevojë.

Thaçi:  Raportet Kosovë-Serbi s’mund të relaksohen pa njohje reciproke

 “Nuk mund të ketë relaksim të raporteve Kosovë-Serbi pa njohje reciproke, nuk mund të ketë normalizim të plotë pa njohje reciproke, nuk mund të as pajtim pa njohje reciproke, prandaj gjitha këto procese plotësojnë njëra tjetrën. Pjesëmarrja e dy presidentëve të Kosovës dhe Serbisë në këtë manifestim të madh botëror ka marrë një vëmendje në kuptimin pozitiv, dhe kjo është mirë, sepse nëse në një samit merr pjesë e nuk vërehesh që je aty, nuk është bash mirë, por në të njejtën kohë duhet me i kuptuar se këtu janë liderët e botës, kështuqë edhe ne duhet me ja dit hallin vetes dhe të sillemi në përputhshmëri me agjendën tonë, interesat tona dhe të kërkojmë mbështetje dhe përkrahje sa më të madhe prej liderëve botërorë, veçanti lidershipit evropian dhe SHBA-së, gjë të cilën edhe do ta bëj”, u shpreh Thaçi.

Ndërsa, për taksën prej 10 % të vendosur nga Qeveria e Kosovës për prodhimet serbe, Thaçi tha se Bashkimi Evropian tashmë ka lëshuar një deklaratë zyrtare për këtë.

Thaçi duke folur për qasjen e Listës Serbe ndaj institucioneve kosovare, ka përmendur ndikimin që ka kjo në shumicën e qeverisë.

Thaçi: Dalja e Listës Serbe turbulencë për institucionet, Qeveria duhet të dëshmojë se ka shumicën

“Vendimi i tyre për të dalë nga institucionet, nga parlamenti dhe qeveria dhe institucionet lokale, mendoj se nuk është fare ndihmues për shtetin e Kosovës, as për komunitetin e tyre, por në të njejtën kohë ka vu në turbulencë edhe funksionimin e institucioneve të vendit, në veçanti të Qeverisë, sepse qeveria tash duhet të konfirmojë edhe zyrtarisht e ka shumicën apo nuk e ka.... Kjo (zgjedhjet) është vendim i partive politike, ndërsa unë si president natyrisht se do të kryej obligimet dhe do të marrë vendimet duke respektuar kushtetutën por duke bërë edhe interperetimin e autoritetit tim si president, nëse qeveri aktuale e dëshmon se e ka shumicën, atëherë vazhdo punën, nëse nuk e ka atëherë shikohet mundësia e interpretimeve të tjera të cilat janë në përputhshmëri me kushtetutën”, u shpreh ai.

Kanë mbetur edhe dy ditë deri në konferencën e Parist ku të pranishëm do të jenë liderët më të rëndësishëm botërorë.

Thaçi frikësohet se nuk do të hyjë hiç në agjendë liberalizimi i vizave

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi e ka quajtur hap jo të duhur vendimin e Qeverisë “Haradinaj” për vendosjen e taksës 10% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës.

Duke përmendur reagimet e Bashkimit Evropian rreth vendosjes së kësaj taksës, Thaçi ka bërë me dije se vendimet e tilla nuk i sjellin të mira vendit.

“Ne duhet të shikojmë në interesin tonë shtetëror. Duhet të punojmë me përgjithësi të mëdha me veprime balancuese që janë në interes të klimës dhe kultivimit të interesit shtetëror. Diçka e tillë nga ana e autoriteteve evropiane veç është një deklarim i tyre, ajo që potencoj është se duhet të shikojmë që të punojmë dhe të krijojmë argumenteve të BE dhe amerikan na mbështesin,  e jo argumentet që e komplikojnë mbështetjen e tyre para mekanizmave të tjerë ndërkombëtarë”, është shprehur ai.

Tutje, Thaçi ka folur edhe për kërcënimin e Listës Srpska për dalje nga Qeveria, pas vendosjes së sanksioneve tregtare. Kjo, sipas tij, do ta komplikojë vazhdimin e punës së ekzekutivit, duke mos përjashtuar që mund të ketë edhe zgjedhje të reja.

“Ne ndërtojmë një shtet në bazë të realitetit multi-etnik. Kosova nuk do të ketë kufijve të bazave etnike. Nuk do të ketë shkërbim.  Vendimi i tyre për daljen nga Qeveria nuk është ndihmuese për Kosovën. Ka vu në turbulencë udhëheqjen e vendit dhe kjo e komplikon”, është shprehur ai.

Ndryshe, pas ngritjes nga Kosova të tarifës së importit për Serbinë, zëdhënësja e BE-së ka kërkuar sqarim urgjent dhe tërheqje të vendimit të qeverisë së Kosovës për të shtuar taksat për mallrat serbe.

Maja Kocijanqiq, ka kërkuar sqarim urgjent dhe tërheqje të vendimit të së martës të qeverisë së Kosovës, për futjen e tarifave shtesë për produktet e Serbisë dhe ato të Bosnjë e Hercegovinës, një vendim që ka hidhëruar edhe Beogradin zyrtar.

Thaçi frikësohet se nuk do të hyjë hiç në agjendë liberalizimi i vizave

Presidenti Hashim Thaçi, në konferencën për media që po e mban në Paris, ka folur për mundësinë që Kosova të mos jetë pjesë e agjendës evropiane këtë vit.

Presidenti Thaçi vë në mëdyshje gatishmërinë e shteteve të Bashkimit Evropian për ta përkrahur heqjen e vizave për kosovarët.

Nuk e kuptoj refuzimin e asnjë shteti të BE’së për liberalizimin e vizave për Kosovën”

Gjithashtu presidenti nuk është i sigurt nëse çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të mund të hyjë në agjendën e BE’së muajt e ardhshëm. 

Kryeministri Haradinaj të enjten ka deklaruar se për Kosovën është e rëndësishme që të arrij të hyjë në rend të ditës në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të BE’së.

Autoritetet në Prishtinë janë deklaruar se deri në fund të këtij viti, presin nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian të marrin vendim pozitiv lidhur me procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Por, zyrtarë nga Bashkimi Evropian në vazhdimësi janë duke kërkuar që të mos jepen data të liberalizimit. 

Drejtpërdrejt nga konferenca e Thaçit në Paris

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po mban një konferencë për media në Paris.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat