Shpend Ahmeti, zëvendës i Fatmir Limajt në dialog? Ja çka thonë në PSD

Aktuale

Shpend Ahmeti, zëvendës i Fatmir Limajt në dialog? Ja çka thonë në PSD

Nga: A.ZH Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 13:54
Shpend Ahmeti

Partia Socialdemokrate e Kosovës, ka mohuar lajmin se kryetari i kësaj partie, Shpend Ahmeti do të bëhet pjesë e grupit negociator në dialogun me Serbinë, si zëvendës i kryenegociatorit Fatmir Limaj.

Në një postim në Facebook, zëdhënsja e PSD-së Natyra Kuçi, ka thënë se kjo parti nuk ka asnjë marrëveshje me asnjë subjekt politik parlamentar, lidhur me çështjen e dialogut, përcjell Bota sot.

Postimi i saj i plotë:

Lajmi i sotëm që po qarkullon nëpër media të caktuara, se "kryetari i Partisë Socialdemokrahhte, Shpend Ahmeti do të bëhet pjesë e ekipit negociator të Kosovës si zëvëndës i Fatmir Limajt", nuk është i saktë.

Njoftojmë publikun se Partia Socialdemokrate nuk ka asnjë marrëveshje me asnjë subjekt politik parlamentar, lidhur me çështjen e dialogut.

Dialogu me Serbinë nuk mund të jetë vullnet i një njeriut. Përfshirja e Kuvendit të Republikës dhe e partive politike është e domosdoshme që Kosova të ketë përfaqësim dinjitoz dhe të mirëpërgatitur, në dialogun me Serbinë.

Koalicioni qeverisës duhet ta krijojë hapësirën e duhur përfaqësuese e vendimmarrëse për opozitën dhe shoqërinë civile. Secili subjekt politik duhet të sillet me përgjegjësinë që kërkohet në këtë proces të rëndësishëm. Dhe ta merr përgjegjësinë për vendimet dhe veprimet politike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat