Milaim Zeka paralajmëron publikimin e përgjimeve origjinale “Pronto”, thotë se EULEX pagoi shumë

Aktuale

Milaim Zeka paralajmëron publikimin e përgjimeve origjinale “Pronto”, thotë se EULEX pagoi shumë

Nga: D.RR Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 17:00
Milaim Zeka

Deputeti Milaim Zeka, përmes një postimi në Facebook  ka thënë se shumë shpejt do të publikohet dosja “Pronto”, ajo origjinale, dhe do të njoftohet opinioni për mashtrimet e radhës nga disa politikanë të PDK-së, pasi sipas Zekës, në përgjimet e para u dëmtuan vetëm një pjesë e tyre.

Gjithashtu ai përmend edhe EULEX-in të përfshirë në këtë skandal.

Postimi i plotë:

Kampion e lajmeve te rrejshme ne Kosove, vetem per klikime, qenderon portali i nentokes kosovare, Insajderi. Mbrapa ketije portali, perpos njereze te sherbimit sekret serbo-rus, qenderojne edhe zyrtare te larte te partive politike, njerez te qeverise, kompani biznesi, qe permes parave, mundohen me ja mbylle gojen ketije grupi te reketashave gazetaresk.
Ndaj ketije portali tani me ndodhen me dhjetera padi private, te cilat presin te shqyrtohen nga gjykatate tona.

Shume shpejte do te publikohet Doseja Pronto, ajo origjinale, kukulla kukullat opinioni do te njoftohet se ne shkembim te parave, grupi i gazetareve mercenar ne kete portal, ka publikuar vetem ato pjese qe kane demtuar nje pjese te zyrtareve te PDK-se...

Nuk eshte ketu fjala per t i mbrojtur keta zyrtare, po per ta mbrojur parimin e informinit korrekt.

A mundesh me qene njeri i veshur ne petkun e gazetarit, kur menjanon biseda telefonike, per t i mbrojtur ata qe bashke me CD te kane dhene edhe nje grushte me para? Po nderkombetaret qe jane te petfshire ne keto biseda? Nje prokuore e Eulexit, e ardhur nga Britania e Madhe, deshmon se zyrtare te larte te Eulexit kane paguar shuma te medha parash per kete portal, vetem per t i stopuar publikimet e ketyre pergjimeve...!!!


 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat