Labinot Tahiri zotohet se nuk do të udhëtojë jashtë Kosovës derisa të liberalizohen vizat

Aktuale

Labinot Tahiri zotohet se nuk do të udhëtojë jashtë Kosovës derisa të liberalizohen vizat

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 17:02
Labinot Tahiri

Labinot Tahiri këtë periudhë ka qenë aktiv me koncerte në vende të ndryshme.

Labinot Tahiri përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ka dhënë një njoftim për qytetarët.

Ai ka thënë që pas 1 janarit nuk do të largohet nga Kosova deri kur do të dalë shqiptari i parë pas liberalizimit të vizave.

Ja postimi i tij:

“Sonte dhe vetem sonte sepse mbas 1 janarit rri me popullin tim në Kosovë deri diten që do të dale i pari shqiptarë me Liberalizim të vizave. Kjo sakrificë e imja, vjen si pasojë nëse Evropa nuk e trajton qytetarin tim sikur popujt tjerë.

Kah po i shkruaj këto fjalë, mund të ndodh me vite mos dhenja e të drejtës se levizjes, ama unë do të MBYLLEM ME JU VLLEZËR E MOTRA.

KOSOVA DHE JU, VLEN MË SHUMË SE SA VETJA IME DHE E TË GJITHËVE QË JEM NË PARLAMENT.

I falenderoj krejt Gurbetqarët që na dhan gjithcka për atdhe dhe tash është radha që ne të bëjm për ta duke e lulezuar rininë dhe atdheun tonë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat