“Thaçi i vendosur ta çojë deri në fund projektin e tradhtisë, edhe nëse kallet e tërë bota”

Aktuale

“Thaçi i vendosur ta çojë deri në fund projektin e tradhtisë, edhe nëse kallet e tërë bota”

Nga: N.H Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 17:44
Hashim Thaçi

Profesor dr. Binak Maxharraj, thotë se kreu i shtetit, Hashim Thaçi, ka shkuar në Parisë, për t’i bërë qejfin Serbisë dhe për t’i njoftuar ndërkombëtarët për planin e ndarjes së Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Maxharraj konsideron se ky është një projekt i tradhtisë kombëtare, projekti për të ia vu flakën edhe njëherë Ballkanit, sepse, siç thotë ai, lëkundja e kufijve në Ballkanin ende është tradicionale dhe nuk kalon pa dhembje.

Ai përmes një shkrimi të gjatë në llogarinë e tij në Facebook, shkruan se, “presidenti i vendit ka vendosur që projektin e tij të tradhtisë ta çojë deri në fund me kushte edhe nëse kallet e tërë bota”.

Ja shkrimi i plotë i Maxharrajt:

HASHIM THAÇI TASHTI NË ZOR MË TAKSËN.

Ka shkuar atje në Paris për me ia ba qejfin Serbisë,dhe për te ju tregue ndërkombëtarëve së gadi e kamë më e përmbyllë planin tim për ndarjën e Veriut të Kosovës të cilin e nisa ne vitin 1999,duke ua lënë në dorë qe nga atehrë Veriun serbeve qe ta kullosin siç të dojnë.

Për këtë punë ai edhe po diagolon me Serbinë qe shtatë vite ne menyrë se si te ia rreshqas me lehtë dhe pa dhëmbje Veriun Serbisë sepse për te gjitha këto vite ai është në sherbim të Serbisë e jo te atedheut të vete.Ky është projekti i tij madhor,projekti i tradhëtisë kombetare,projekti për te ia vu flakën edhe njeherë Ballkanit,sepse lekundja e kufijve ne Ballkanin hala tradicional nuk kalon pa dhëmbje,sepse është i konfiguruar ashtu sa që secili e kërkon hisën e vetë.

Por,ky është halli më i vogël për Hashim Thaçin çuditërishtë të qartur mendesh,sepse një gjë të këtill askush nga shqiptarët me mendje ne kokë nuk e banë.Ka vendos qe projektin e tij të tradhetis ta çojë deri ne fund me kushte edhe nese kallet e tërë bota,kryesorja për te është te hynë ne histori,për te mirë apo për të keq,s'ka rënëdi për te.

Nga Parisi Presidenti i gjithëfuqishëm dhe i plotëfuqishëm që as kush nuk po muj ia lekundë këmbën e ka kapë një zor i madh.E ka hallin e taksave të 10% që Kosova pa e vetë ate ia qiti Serbisë.Ju paska idhnu Vuçiqi.E këcnoj se do ta bojkotoj dialogun,u prishën edhe serbet e veriu se do te dalin nga Qeveris(thue se është hera e parë).Po i vijka keq qe atje neë Parisë ia paskan përmendë taksen,ishte prishë në fytyrë.Por ky nuk e ka hallin e taksës,por te vetin,sepse nese Vuçiq e bojkoton dialogun Hashimi jetë me shosh n'dor,që nëpër birat e saj do ti hy në barë Specialja e cila po e pretë duarhapur.

Nga Parisi kërkoj nga Qeveria jo stabile e Hrajdinaj qe ti heqë këtë taks sepse po prishëmi me Serbinë dhe Nderkombëtarët.Punë e madhe po kur ishim na mirë më Serbin.Kurr.Qeveria e Kosovës nuk banë assesi ta hjekë këtë taksë,bile duhet ate ta rrisë edhe më shumë për ta mbrojtë shtetin nga mallrat e Serbisë që në vend te miellit na shetë krune për kafsh,sepse kështu ajo na konsideron.Por,hajde e besoi Kryeministrit tonë të shitur të Thaqi për një karrikë.Është zor ti besohet,sepse Harajdinaj është një përson pa pikë burrerije kur është ne pyetje ti mbroj vendimet.Këtë e ka deshmu disa here.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat