Thaçi në darkë me Macron, Trump, Merkel dhe liderë tjerë botëror

Aktuale

Thaçi në darkë me Macron, Trump, Merkel dhe liderë tjerë botëror

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 20:27
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po merr pjesë në darkën, ku presidenti francez, Emanuel Macron, ka ftuar liderët nga mbarë bota.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në këto qaste ka hyrë në ndërtesën ku, presidenti francez, Emmanuel Macron, ka ftuar liderët nga mbarë bota, të cilat në Paris kanë ardhur për të shënuar njëqindvjetorin e përfundimit të luftës së parë botërore.

Në listën që ka siguruar media, përveç presidentit Thaçi në këtë darkë janë të ftuar edhe lider të shteteve më të fuqishme të botës.

Thaçi do të jetë në një tavolinë me presidentin e SHBA-së, Donalt Trump, kancelarën gjermane, Angela Merkel, presidentin rus, Vladimir Putin dhe shumë të ftuar tjera nga mbarë bota.

Nesër pritet që në Paris të shënohen disa manifestime për nder të kësaj dite. 

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat