Pacolli flet për pushimet me Thaçin: Hëngrëm peshk të freskët

Aktuale

Pacolli flet për pushimet me Thaçin: Hëngrëm peshk të freskët

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 22:00
Pacolli flet për pushimet me Thaçin

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli,ka folur sonte për pushimin me presidentin e vendit, Hashim Thaçi, në Shëngjin.

Ai ka thënë se në atë vend ka një mik i cili gjithmonë e mirëpret. Ka thënë se verën e kaluar miku i përgatiti peshk të freskët.

“Aty sa herë kaloi andej, ndalem tek miku imë dhe furnizohem me ushqim. Këtë verë na ka përgatitur peshk të freskët”, ka deklaruar Pacolli në Oxygen.

Ai po ashtu ka thënë se përveç tij dhe presidentit Thaçi kanë qenë edhe persona të tjerë, por që nuk ka treguar se kush kanë qenë ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat