Nga “Prekja dorën Trumpit”, te “Kapja dorën Macronit”

Aktuale

Nga “Prekja dorën Trumpit”, te “Kapja dorën Macronit”

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 23:41
Behgjet Pacolli - Trump dhe Emmanuel Macron dhe Hashim Thaçi

 

Nuk janë bërë ende dy muaj kur zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York, kishte pasur rastin t’ia zgjasë dorën presidentit amerikan, Donald Trump.

Rastin për t’ia “prekur dorën” presidentit Trump, ia kishte mundësuar gazetari Halil Mula, i cili në momentin që kishte kaluar Trump, i kishte thënë Pacollit: “Jepja dorën Trumpit, jepja dorën Trumpit”.

Ndërsa sot, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në takimin me liderët botërorë ka pasur mundësinë të ja “kap dorën” presidentit të Francës, Emmanuel Macron, por jo edhe liderëve të tjerë, të cilët ishin pjesë e takimit.

Në takimin të cilin e ka pasqyruar Thaçi përmes fotografive, shihen edhe liderët e tjerë, si Agela Merkel, Justin Trudeau, dhe të tjerë.

Meqë Thaçi në këtë takim ka arritur t’i shtrëngoj duart me presidentin e Francës, Marcon, ai falënderimin ia dedikoj atij për mirënjohjen që ka pasur Franca për Kosovën ndër vite.

“E falënderoj presidentin Makron për pritjen e sotme miqësore. Mirënjohës për Francën, e cila e ka nderuar Kosovën njësoj sikur të gjitha shtetet e tjera pjesëmarrëse në shënimin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Kjo ishte një mundësi shumë e mirë për të biseduar me liderët botërorë për bashkëpunimin dhe forcimin e paqes në rajonin tonë dhe në botë. HTH”, ka shkruar Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat