Thaçi “pozicionohet” prapa liderëve botërorë

Aktuale

Thaçi “pozicionohet” prapa liderëve botërorë

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 12:11
Thaçi në Paris

Në Paris tanimë ka filluar ceremonia e përkujtimit të 100 vjetorit të armëpushimit në Paris për shënimin e përkujtimit të 100 vjetorit të nënshkrimit të armëpushimit në mes Francës dhe Gjermanisë, armëpushim ky që më vonë solli përfundimin e luftës së parë botërore më 1918.

Aty po marrin pjesë rreth 70 udhëheqës botërorë, në mesin e tyre edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe zëvëndëskryeministri Behxhet Pacolli. Ky i fundit ka shkruar se kjo cermoni është mundësi e mirë për të takuar homologët e tij dhe burrshtetas nga mbi 50 shtete botërore.

Aktualisht të pranishmëve me një fjalë rasti po iu drejtohet presidenti i Francës, Emanuel Macron.

Pas shërbesës përkujtimore në “Champs Elysees”, do të mbahet edhe një konferencë të titulluar “Forumi i Paqes së Parisit”, i cili synon të nënvizojë rëndësinë e institucioneve ndërkombëtare për ndihmesën e dhënë në zgjidhjen e konflikteve, në parandalimin e luftrave dhe në përhapjen e prosperitetit. Kryeministrja britanike, Theresa May dhe Mbretëresha Elizabeth II do të marrin pjesë në një ngjarje më vete, në Londër.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat