Përkujtohen të rënët e Luftës së Parë Botërore

Aktuale

Përkujtohen të rënët e Luftës së Parë Botërore

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 12:50
Sot janë bërë homazhe në sheshin e Prishtinës

Sot janë bërë homazhe në sheshin e Prishtinës në shenjë përkujtimi për të rënët britanikë dhe të gjithë të tjerët që kanë vdekur gjatë Luftës së Parë Botërore.

Aty homazhe ka bërë edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Ambasadori britanik Ruairi O’Connell tha se pos pjesëtarëve britanikë, ata sot po përkujtojnë të gjithë ata që vdiqën gjatë Luftës së Parë Botërore, në mënyrë që t’u mësojnë gjeneratave se çfarë sakrifica janë bërë për të ardhur deri tek paqja.

Connell: Çdo gjeneratë duhet të mësojë për sakrificën që u bë për paqen tonë

 

“Sot po i përkujtojmë të gjithë ata që dhanë jetën në shërbim të atdheut të tyre. Mes tyre edhe që dhanë jetën për misionin e paqes në Kosovë, duke përfshirë 14 pjesëtarë nga stafi britanik, emrat e të cilëve janë të gdhendur në memorialin prapa meje. Në veçanti sot, i përkujtojmë miliona njerëz që vdiqën në mbarë botën gjatë luftës së parë Botërore. Ajo luftë nuk ishte fundi i luftërave të botës. Po i kujtojmë të gjithë të humburit për një arsye, jo për të festuar luftën, por për të mësuar gjeneratat për çmimin e lartë që paguam dhe sakrificat që u bënë që ne të jetojmë sot në paqe”, ka thënë Connell.

Kurse Don Fatmir Koliqi u lut për ushtarët britanikë dhe viktimat që u vranë gjatë Luftës së Parë Botërore dhe njëherësh, gjatë homazheve bëri lutje për paqe në botë, duke përmendur edhe vendet si Siria.

Koliqi: Qëndrojmë për paqe e drejtësi

 

“Qëndrojmë për paqe dhe drejtësi për të gjithë, sot përkujtojmë pjesëtarët britanikë e ushtarët nga vende e nacionalitete të ndryshme që sakrifikuan të gjitha. Njëqind vite më parë një luftë filloi e cila e shkatërroi Evropën. Në një reflektim të atyre ditëve të hidhura jemi të rrethuar nga fakti që kjo botë ende nuk është ashtu siç duhej të ishte. Andaj, Zot, të lutemi për paqe në botë”, tha Koliqi.

Ndërsa kryeministri Haradinaj nuk dha ndonjë deklaratë për media gjatë ceremonisë së homaxheve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat