Pacolli takon Mike Pompein dhe John Bolton

Aktuale

Pacolli takon Mike Pompein dhe John Bolton

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 15:37
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli gjatë qëndrimit në Paris, është takuar me drejtorin e CIA-s dhe këshilltarin amerikan për Siguri Kombëtare, John Bolton.

Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmejt Facebook-ut, këshilltari i Pacollit, Jetlir Zymberaj.

“Respekt më i madh për Kosovën dhe për të gjithë ata që dyshojnë dhe shkruajnë pa mbulesë, duke bërë ‘fake neës’, është ky takim i Pacollit me Mike Pompein dhe John Bolton. Shpresoj që as Beogradit nuk i pengon ky takim kaq i rëndësishëm”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat