Bahtiri: Deputetë që kanë gjak shqiptari nuk e rrëzojnë Qeverinë

Aktuale

Bahtiri: Deputetë që kanë gjak shqiptari nuk e rrëzojnë Qeverinë

Nga: A.M. Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 15:54
Agim Bahtiri

Kryetari I Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka reaguar pas deklarimeve të deputetëve të Listës Serbe të cilët kanë shprehur gatishmërinë për të rrëzuar Qeverinë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se është i se “deputetët shqiptarë nuk do ta lejojnë Listën Serbe të trazoj skenën politike në Kosovës, përmes urdhrave që dhjetë deputetë serb i marrin nga Beogradi”.

Postimi i plotë:

Deklarimi i deputetëve të Listës Serbe se me votat e tyre do ta rrëzojnë Qeverinë e Kosovës, është një sprovë që partitë politike shqiptare duhet t’i përgjigjen me maturi, duke mos ia dhënë këtë mundësi Serbisë përmes disa individëve të tyre në Kuvendin e Kosovës.

Lista Serbe nuk mundet ta përcaktoj fatin e Qeverisë së Kosovës, pasi që ka deputetë që kanë gjak shqiptari dhe nuk do ta lejojnë këtë, pavarësisht partive politike prej të cilave vijnë.

Pra, jam i bindur se deputetët shqiptarë nuk do ta lejojnë Listën Serbe të trazoj skenën politike në Kosovës, përmes urdhrave që dhjetë deputetë serb i marrin nga Beogradi.

Kur është në pyetje interesi i Kosovës, partitë politike shqiptare historikisht janë rreshtuar në anën e drejt të popullit. Fatin e Qeverisë duhet ta përcaktojnë deputetët shqiptar dhe të partive minoritare që e pranojnë shtetin e Kosovës dhe punojnë për zhvillimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat