Ikën nga LDK-ja, shkon në AAK

Aktuale

Ikën nga LDK-ja, shkon në AAK

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 16:28
Nejtja Bejta dhe Ramush Haradinaj

Nejtja Bejta, ish-asambliste e LDK-së në Komunën e Prishtinës nga sot rrugëtimin politik do ta vazhdojë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Ajo përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se vendimin e saj e ka marrë pas një analize të detajuar e të gjatë.

“E kam vlerësuar se kontributi im politik në Asamblenë Komunale të Prishtinë, do të jetë më i plotë me AAK-në, me të cilën më lidhin shumë pikëpamje e qëndrime të përbashkëta. I besoj vizionit për shtetin të kryeministrit Haradinaj”, shkruan ajo. 

Bejta falënderon kolegët e saj nga LDK-ja për punën dhe sukseset e përbashkëta deri më tani, duke thënë se do të vazhdojë ta mbrojë interesin e mbështetësve dhe votuesve të saj, pavarësisht se ku do të jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat