Miftari: Të shkarkohet e të burgoset Thaçi për tradhti ndaj vendit

Aktuale

Miftari: Të shkarkohet e të burgoset Thaçi për tradhti ndaj vendit

Nga: N. H Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 16:36
Hashim Thaçi

Ish-anëtari i SHIK-ut, Naim Miftari përmes një shkrimi publik në faqen e tij Facebook, ka thënë se ideja e kërcënimit nga ana Listës Serbe për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj po bëhet me insistimin e Serbisë.

Ai konsideron se Qeveria e Kosovës dhe Kuvendit i Kosovës duhet ta shkarkojnë urgjent presidentin Hashim Thaçi, si dhe, siç ka theksuar ai, të burgoset për tradhti ndaj vendit.

Opozita të ketë kujdes. Ideja kërcënimit e Listës Serbe për rrëzimin e qeverisë Haradinaj po behet me insistimin e dirigjentëve të kryetarit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryetari pro-serb Hashim Thaçi. Qeveria dhe parlamenti duhen ta shkarkojnë urgjent Hashim Thaçin dhe ta burgosin për tradhti ndaj vendit tonë”, ka shkruar Naim Miftari në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat