Pacolli: Paqja dhe siguria në botë, prioritet i aleatëve tanë

Aktuale

Pacolli: Paqja dhe siguria në botë, prioritet i aleatëve tanë

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 19:30
Behgjet Pacolli

Me ftesë të autoriteteve më të larta franceze, zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli sot mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e 100-vjetorit të mbarimit të Luftës së Parë Botërore.

Në mesin e përfaqësuesve të më shumë se 50 shteteve t? botës, Pacolli pati nderin të jetë edhe me sekretarin amerikan të shtetit Mike Pompeo, këshilltarin për siguri kombëtare të presidentit Trump John Bolton, zëvendësndihmësekretarin e shtetit Wes Mitchell, ministrin e jashtëm të Francës Jean Yves Le Drian, ministrin e jashtëm të Turqisë Mevlut Cavushoglu etj.

“Paqja dhe siguria në botë është prioriteti i aleatëve tanë, ndërsa zotimi i Kosovës është i fuqishëm për t’i kontribuar kësaj sigurie.  Ky është përcaktimi primar yni dhe në këtë funksion është edhe angazhimi ynë për t’u bërë anëtar i Interpolit dhe mekanizmave tjerë të sigurisë ndërkombëtare”, shkruan Pacolli në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat